Jep dorëheqje Sean Spicer, sekretari për media i Shtëpisë së Bardhë

9:11 pm 21.07.17

 

Sekretari për media i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij.

Sipas raportimeve, Spicer ka ardhur deri te ky vendim pas paknaqësive me disa ndryshime brenda stafit organizativ në Shtëpinë e Bardhë.

 

 

 

 

Sipas New York Times, Spicer ka qenë jo i lumtur me vendimin e Presidentit Donald Trump për të emëruar financierin Anthony Scaramucci si drejtues të ri të qështjeve të komunikimit. Këtë post pjesërisht e kishte mbuluar Spicer.

Sean Spicer gjatë tërë kohës sa ka qenë sekretar për shtyp, në përballje me gazetarët shumëherë është bërë ‘hit’ nëpër rrjetet sociale dhe emisionet komike për shkak të mënyrës se si sillej karshi pyetjeve të gazetarëve.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM