Jennifer Lawrence fejohet me Cooke Maroney

11:09 am 06.02.19

Image result for jennifer lawrence engaged
Aktorja  Jennifer Lawrence është fejuar me të dashurin e saj Cooke Maroney, ka thënë përfaqësuesi i saj për mediat amerikane.

Ylli 28-vjeçar i Hunger Games nxiti thashethemet për fejesë pasi u pa duke mbajtur një unazë në një darkë me Z. Maroney, i cili është një tregtar arti 34-vjeçar.  Ende asnjë datë martese nuk është shpallur.
Çifti thuhet se u njoftuan vitin e kaluar nga mikesha e Lawrence, Laura Simpson, e cila e shoqëroi Lawrence në çmimet e filmit Oscar në vitin 2014, njoftojnë mediat amerikane.
Image result for jennifer lawrence engaged
Lawrence, një nga aktoret më të paguara në botë, fitoi çmimin për aktoren më të mirë në Oscars për rolin në filmin Silver Play Linings të vitit 2012.
Ajo luajti së fundmi në filmin Red Sparrow vitin e kaluar,dhe pas filmit tha për Entertainment Tonight se ajo planifikonte të bënte pauzë nga aktrimi, për t’u përqëndruar në aktivizëm politik./UrbanFm/

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM