Jay-Z shkon në vendin e parë me albumin ‘4:44’

8:22 pm 16.07.17

 

Albumi më i ri nga Jay-Z ka shkuar drejt e në vendin e parë të klasifikimeve Billboard 200 në Shtetet e Bashkuara.

Ky sukses i albumit 4:44 ka bërë që reperi i mirënjohur të arrij kështu suksesin rekord prej 14 albumeve të cilat i renditen drejt e në vendin e parë në kohën kur janë lëshuar.

Jay-Z tashmë e ka zgjeruar distancën e sukseseve me albumet e tija, duke shënuar rekord përgjatë 61 viteve të historisë së klasifikimeve Billboard 200. Ai ka lënë pas emrat si Bruce Springsteen dhe Barbra Streisand, të cilët kanë nga 11 albume përgjatë karierës që u kanë shkuar drejt e në vendin e parë.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM