Jay-Z e pranon se tradhtoi Beyoncen. Flet për terapinë që e ndihmoi

4:37 pm 30.11.17

 

Jay-Z ka treguar se si arriti t’i kaloj problemet të cilat i paraprinë dhe më pas erdhën kur ai tradhtoi gruan e tij, këngëtaren Beyonce.

Duke folur me gazetarin Dean Baquet, nga T Magazine e The New York Times, reperi e pranoi për herë të parë se e ka tradhtuar gruan e tij, këngëatren Beyonce.

“I ndal të gjitha emocionet. Edhe me gratë, do të pushosh të qenit emocional dhe kështu nuk arrin të lidhesh… Në rastin tim, është e thellë. Dhe nga aty ndodhin të gjitha gjërat: pabesia.” ka thënë Jay-Z.

Reperi ka thënë se është “rritur shumë” nga ndihma që i kanë ofruar sesionet e terapisë.

“Mendoj se gjëja me e rëndësishme që kuptova është se çdo gjë është e lidhur. Çdo emocion është i lidhur dhe vjen nga diku. Dhe të qenit syhapur për këtë. Të qenit syhapur për këtë në çdo ditë të jetës, kjo të vendos në një avantazh të madh.”

Ai më tutje ka vazhduar: “E kupton se kur dikush është racist ndaj teje, nuk ka të bëjë me ty. Ka të bëjë më atë, se si janë rritur dhe çfarë u ka ndodhur, dhe çka i solli deri këtu. E dini, shumë nga ata që tallen, janë ata që tallin. Kështu ndodh. Oh, janë tallur me ty kur ishe fëmijë dhe tani ti dëshiron të më tallësh mua. E kuptoj.”

Duke treguar se si ai dhe Beyonce kanë arritur t’i kalojnë problemet së bashku, dhe jo të ndahen, Jay-Z tha:

“E dini, shumica e njerëzve ikin, dhe divorci është diku rreth 50 për qind, pasi shumica e njerëzve nuk mund të shikojnë veten e tyre. Gjëja më e rëndë është të shikosh dhimbjen në fytyrën e dikujt, të cilën ti e ke shkaktuar, dhe më pas duhet të merresh me veten. Kështu, e dini, shumica e njerëzve nuk duan të bëjnë këtë. Nuk dëshirojnë të shikojnë brenda vetes. Dhe kështu largohen.”

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM