Januzaj flet për karierën e tij. Shpreson të jetë në kampionatin botëror (foto)

11:18 am 26.09.17

 

Adnan Januzaj është duke e rindërtuar karierën e tij futbollistike te klubi spanjoll Real Sociedad.

22-vjeçari ka krijuar eksperiencë në disa klube deri më tani (Manchester United, Sunderland, Borussia Dortmund), por ende nuk ka arritur të bëhet lojtar vendimtar për një ekip.

Në një intervistë për DailyMail, futbollisti i cili u lind në Belgjikë dhe që prindërit i ka shqiptarë nga Kosova, shpreson që të zhvillohet mirë te klubi spanjoll dhe të jetë pjesë e kampionatit botëror të radhës.

“Joses [Mourinho] iu desht t’i bëjë gjërat shpejtë dhe të marr vendime menjëherë. Nuk isha duke luajtur për dy vite. Ai është një menaxher i madh dhe është treguar i drejtë me mua sepse më lejoi të përmirësohem diku tjetër. Kështu ndodhin gjërat dhe unë shoh përpara.” thotë Januzaj në fund të kësaj interviste.

Gjatë bisedës me gazetarin Adam Crafton nga Sportsmail, Januzaj tregon se si ishte për të debutimi tek skuadra e parë e Manchester United, kur në ndeshjen kundër Sunderland shënoi dy gola për t’i sjell fitoren ekipit të tij.

 

 

“Sigurisht, ishte një ëndërr. Të shënosh dy gola si një djalosh për ekipin më të madh në Angli. Si një 17-vjeçar, unë ushtrova shumë në sezonin e fundit të Fergusonit. E jashtëzakonshme – Scholsey, Giggsy, Evra, Ferdinand… Më kujtohet Giggsy që gjithmonë më sulmonte. Ai donte që unë të bëhesha njeri i fortë në fushë. Ai më ndihmoi shumë gjatë viteve të vështira me Louis van Gaal.”

Januzaj tregoi se gjatë kohës që van Gaal ishte trajner, ishte një kohë shumë e vështirë për ekipin.

“Shihej se disa lojtarë nuk po e shijonin futbollin. Unë dhe menaxheri patëm disa takime të vështira. Isha i frustruar dhe të gjithë mund ta shihnin se nuk isha i njëjti Adnan si në vitin e parë. Disa herë madje gjendesha edhe në ulëset e stadiumit. Kur punon shumë gjatë ushtrimeve dhe më pas lihesh jashtë ekipit, kjo është e vështirë për një djalosh të ri.”

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM