Janelle Monáe – ‘Django Jane’

5:44 pm 22.02.18

 

Janelle Monaé ka lëshuar dy këngë të reja të cilat janë pjesë e albumit të radhës Dirty Computer.

Këngëtarja dhe aktorja amerikane ka nxjerr singlat ‘Make Me Feel’ dhe ‘Django Jane’, duke paralajmëruar albumin e saj të tretë që del më 27 prill, bashkë me të cilin do të lëshohet edhe një projekt filmik.

 

 

Duke folur për emisionin e Zane Lowe në Beats 1, Monaé tha se e ka ditur gjithmonë se “duhej të bëja këtë album”.

“E kam pasur këtë titull në këtë koncept që para albumit tim të parë The ArchAndroid dhe më ka frikësuar pasi shumë gjëra që dija që kisha nevojë t’i thoja ishin shumë të thella, shumë personale, nga zemra,” është shprehur këngëtarja.

Albumi i fundit i Janelle Monaé ishte ai i vitit 2013, The Electric Lady. Që nga ajo kohë, ajo është lavdëruar për performancat e saj në filmat si Moonlight dhe Hidden Figures.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM