Jamie Foxx ‘fyhet në baza racore’ në një restorant në Kroaci  (video)

7:21 pm 23.02.17

Policia kroate ka shoqwruar dy persona nga një restorant në Kroaci, derisa dyshohet se ata kanë fyer aktorin Jamie Foxx që poashtu ishte në restorant me disa miq të tij.

Në një postim në Instagram, që më pas është fshirë, aktori thotë se ndaj tij ka pasur fyerje me bazë racore, derisa në videon më poshtë shfaqet Foxx duke treguar se si dy personat e alkoolizuar kishin sharë në drejtim të aktorit.

Policia kroate ka bërë me dije se janë duke hetuar rastin dhe po investigojnë nëse të arrestuarit kanë fyer një nga mysafirët në baza racore, transmeton BBC.

Foxx ka qëndruar në qytetin kroat të Dubrovnikut për të inçizuar skena të filmit Robin Hood: Origins, film në të cilin ai luan rolin e Little John.

Një ditë pas këtij incidenti, Foxx ka shkruar në rrjetin social se i është “hutuar mendja” nga bukuria e Dubrovnikut.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM