James Arthur tregon sa shumë vuajti pas ndarjes nga Rita Ora

5:41 pm 01.10.17

 

Fituesi i X-Factor për vitin 2012, James Arthur, ka folur për problemet e tija mendore dhe për marrëdhëniet me Rita Ora-n.

Këngëtari britanik ka ndarë një pjesë të librit të tij autobiografik me gazetën The Sun, duke treguar se si kishte kaluar netë “magjike” me Ritën kur këta të dy ishin takuar gjatë turneut të X-Factor.

Pas disa “netëve magjike së bashku”, kishte qenë Rita ajo që ishte ndarë nga Arthur, duke ia thyer zemrën këtij të fundit.

“Më goditi shumë fort,” është shprehur Arthur. “Nëse jam i sinqert, u bëra i ndytë pas Ritës.”

 

 

 

Arthur më pas ka treguar periudhën pas ndarjes, periudhë kjo në të cilën këngëtari interesohej vetëm për seks dhe marihuanë, përmes të cilave mundohej të largonte vetminë, izolimin dhe depresionin.

“Fillova të zhytesha në seks. U bëra i varur në seks sikurse në marihuanë. Kërkoja vetëm seks, duhej ta kisha dhe më nevojitej për të mbushur zbrazëtinë dhe të bëja veten  të ndihesha më mirë.”

“Flisja me qindra femra online apo në Whatsapp pasi kishim shkëmbyer numrat përmes Twitter, dhe fillova të fleja me shumë nga to derisa nuk mbaja mend sa ishin.

“Ishin zakonisht lloj i njëjtë – vajza nga rrjeti Babestation apo modele glamuri. Nëse shihja ndonjë që më pëlqente, e kontaktoja në rrjetin social dhe i thoja se doja të bëja seks.”

Rrëfimin e tij këngëtari e vazhdon duke treguar se periudhën sa ishte në X Factor e mban mend jo mirë pasi tërë kohën kishte qenë nën ndikimin e marihuanës dhe anti-depresantëve sa herë që ngjitej në skenë.

Arthur vuante nga probleme mendore gjatë kohës sa ishte në X Factor, duke përjetuar sulme paniku të rënda. Ai tani është ambasador në organizatën bamirëse SANE.

Në autobiografinë e tij ai tregon: “Gjatë shërimit, mësova shumë se si të qëndroj mbi mendimet e mia, të jem i vetëdijshëm për to, dhe t’i shikoj ato. Fillova të shijoj të mirat pozitive të momentit.”

Libri autobiografik Back To The Boy do të dal më 5 tetor përmes Hodder & Stoughton.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM