Jack White jep detaje për albumin. Lëshon dy këngë të reja

6:10 am 11.01.18

 

Jack White është rikthyer me dy këngë të reja.

Ai ka lëshuar këngën ‘Connected By Love’, që është singli i parë nga albumi i ri, si dhe këngën ‘Respect Commander’ që është një B-side këngë.

Gjatë muajit dhjetor këngëtari paralajmëroi albumin e ri përmes një video të shkurtër. Tani ai ka bërë me dije se albumi quhet Boarding House Reach dhe është inqizuar në New York City, në Los Angeles dhe Nashville.

Ky është albumi i parë që White e realizon në NYC dhe në LA. Ende nuk dihet dita se kur do të lëshohet në treg albumi i ri.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM