Jack Black në rolin e Jan Lewan, yllit të muzikës polka (video)

8:36 pm 20.12.17

 

Jack Black paraqitet në filmin The Polka King i cili është i bazuar në ngjarje të vërteta nga jeta e Jan Lewan, muzicientit i cili shkëlqeu në zhanrin Polka por që gjithashtu u përshfi në skandalin me skemën financiare Ponzi.

Filmi është punuar nga Maya Forbes, dhe debutoi në Sundance Film Festival më herët gjatë vitit, derisa tani kompania Netflix ka fituar të drejtën për ta transmetuar dhe këtë do ta bëjë nga 12 janari.

Ngjarja e filmit tregon se si karakteri i luajtur nga Black përfshihet në skema të dyshimta dhe kjo e bënë të rrezikshëm për autoritetet amerikane dhe për investitorët e tij.

Kjo komedi, në të cilën luajnë edhe Jenny Slate dhe Jason Schwartzman, tregon për historinë e muzicientit Lewan, i cili blente produkte në Poloninë komuniste dhe më pas i shiste ato në Shtetet e Bashkuara për të financuar grupin e tij muzikor.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM