Ja si e kishte ngacmuar Kevin Spacey dhëndërin e Mbretit të Norvegjisë

7:42 pm 08.12.17

 

Aktori Kevin Spacey e kishte ngacmuar seksualisht dikur dhëndërin e Mbretit të Norvegjisë në një ndenjë organizuar për ndarjen e Çmimit Nobel për Paqe.

Ari Behn i tha radio stacionit P4 se ngacmimi kishte ndodhur në vitin 2007 pasi aktori kishte udhëhequr eventin e ndarjes së çmimit.

“Kishim një bisedë të shkëlqyer, ai u ul afër meje. Pas pesë minutave më tha, ‘hey, të dalim jashtë për nga një cigare’. Më pas ai e vendosi dorën nën tavolinë dhe më kapi koqet.” ka thënë Behn, transmeton BBC.

Ari Behn ishte i martuar deri në vitin e kaluar me Martha Louise, vajzën e Mbretit Harald.

 

 

“Jam një njeri zemërgjerë, por kjo ishte më shumë se që kisha në mendje,” ka thënë Behn duke kujtuar ngacmimin e aktorit hollywoodian.

Kevin Spacey është akuzuar nga disa meshkuj për abuzime dhe ngacmime seksuale, derisa këto akuza po i kushtojnë në karierën e tij. Ai është përjashtuar nga seriali House of Cards.

Gjatë muajit të kaluar, një zëdhënës i aktorit tha se Spaceyt “i duhet kohë e nevojshme për të bërë rivlerësim dhe trajtim” pas akuzave të shumta kundër tij.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM