Ja si duket Emily Blunt në rolin e Mary Poppins  (video)

8:11 pm 16.07.17

Një video pak sekondëshe është lëshuar për të treguar se si duket aktorja Emily Blunt në rolin e Mary Poppins.

Filmi Mary Poppins Returns do të jetë nëpër kinema gjatë dhjetorit të vitit 2018.

Blunt do të luajë Poppins, duke vazhduar kështu rolin të cilin e bëri të njohur aktorja Julie Andrews nga origjinali i vitit 1964.

Filmi i ri është nën regjinë e Rob Marshall, dhe ka qenë pikërisht ai që ka prezantuar videon e parë “ngacmuese” në ekspozitën e D23 nga Disney.

Në verzionin e ri të Mary Poppins do të vazhdohet të përcillet jeta e Jane dhe Michael Banks, të cilët tani janë të rritur, dhe kanë fëmijët e tyre.

Në kastin e aktorëve do të jenë edhe Lin-Manuel Miranda, dhe gjithashtu në role dytësore do të jenë edhe Meryl Streep, Colin Firth dhe Emily Mortimer.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM