Ja çka shkruan Dua Lipa për festivalin që babai i saj po organizon në Prishtinë

8:38 pm 17.06.18

 

 

Babai i Dua Lipas po organizon festival të muzikës që do të mbahet në Prishtinë më 10, 11 dhe 12 gusht.

Sunny Hill Festival tashmë ka konfirmuar disa prej emrave të cilët do të performojnë, ndër ta edhe reperi i mirënjohur Action Bronson.

Duke shkruar në Twitter, Dua ka thënë se është “shumë e lumtur me idenë e babait” Dukagjin Lipa, ide kjo dhe ëndërr që po e realizon “dhe po e bënë pikërisht atë që kishte thënë se do ta bëjë”.

“Ai kishte një ide për të krijuar një festival në Prishtinë, Kosovë, me shumë artistë ndërkombëtar dhe vendor, për të ndihmuar Kosovën të vendoset kulturalisht në hartë. Kemi qenë me fat që shokët tanë po na bashkangjiten në një ndër line-upet më zbavitëse dhe më të shumëllojshme në regjion. Festivali Sunnyhill do të mbahet këtë verë në parkun Germia dhe 25% nga biletat do të shkojnë në fondacionin SunnyHill për të ndihmuar të rinjtë e Kosovës në artet kreative.”

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM