Ivanov: Nuk do ta legalizoj marrëveshjen për emrin

7:35 pm 13.06.18

 

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka bërë të ditur se nuk do ta dekretojë marrëveshjen për çështjen e emrit të dakorduar mes qeverive të Maqedonisë dhe Greqisë.

Në një paraqitje televizive, Ivanov tha se marrëveshja e arritur mes kryeministrave, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras që parasheh emrin “Maqedonia e Veriut”, është anti-kushtetuese, e dëmshme për interesat shtetërore dhe kombëtare maqedonase, transmeton Radio Evropa e Lirë.

“Me këtë marrëveshje shkelet mbi premtimin e paraardhësve tanë, të atyre që me zemër të pastër realizuan ëndrrën tonë për një Maqedoni të vetme. Me këtë marrëveshje zhduket historia për Maqedoni të pavarur. Atyre që lindin u mohohet e drejta që të quhen maqedonas. Me këtë marrëveshje rrënohet karakteri unitar i shtetit. Ndryshohet Kushtetuta, preambula e saj dhe gjithçka që ka të bëjë me termin maqedon”, tha presidenti Ivanov duke prezantuar qëndrimin i tij se nuk do ta legalizojë marrëveshjen të cilët e quajti “ndërtim pa leje”.

Kreu i shtetit tha se kjo marrëveshje rrënon edhe raportet në shoqëri, ndërsa akuzoi edhe për mungesë të transparencës, e cila sipas tij ka pamundësuar arritjen e konsensusit nacional.

 

…lexo artikullin e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM