Ivanov i jep mandatin Zaevit për formimin e qeverisë (foto)

12:45 pm 17.05.17

 

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i ka dhënë sot zyrtarisht mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, për formimin e qeverisë së re maqedonase.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftoj se të gjitha pengesat për ndarje të mandatit janë tejkaluar. Sot do të përmbushim nenin 84 alinea 1, nga Kushtetuta e Maqedonisë për ndarje të mandatit për përbërje të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Koalicioni i udhëhequr nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, të cilët kanë shumicën në parlamentin e Republikës së Maqedonisë, kanë vendosur që Zoran Zaev të jetë mandatari për përbërje të qeverisë, dhe sot atij do t’i ndahet mandati për formim të qeverisë,” ka deklaruar Ivanov, transmeton Zhurnal.mk.

Më pas, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, falënderoi shumicën parlamentare të cilët i dhanë këtë besim.

“Dua të falënderohem në emër timin si mandatar për formimin e qeverisë së re dhe, edhe njëherë të theksoj se dy pengesat të cilat ishin për ndarje të mandatit janë tejkaluar. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dërgoi letrën dhe unë ashtu siç premtova dërgova garanca me shkrim që dëshiroj sot ta paraqes para qytetarëve të Republikës së Maqedonisë:
Në emër të shumicës së formuar parlamentare jap deklaratën në vijim: Garantojmë mbrojtje të unitetit, sovranitetit, integritetit territorial, pavarësinë dhe multietnicitetin e Republikës së Maqedonisë. Garantojmë mbrojtje të rendit Kushtetues dhe territorin e Republikës së Maqedonisë. Garantojmë mbrojtje të interesave shtetërore dhe përparimin e jetë së qytetarëve pa dallim kombit apo fesë. Garantojmë se proceset për marjen e vendimeve të qeytetarëve të Republikës së Maqedonisë do të jetë sipas principeve demokratike dhe qeverisjes të së drejtës duke mos e sjellur Maqedoninë që të varet nga një shtet tjetër. Asnjë dokument, platformë, deklaratë, akt ose veprime të cilat do të ishin në kundërshtim me qëndrimet e më sipërme nuk mund të jenë kusht e as bazë për formimin e qeverisë së Republikë së Maqedonisë,” ka thënë Zaev.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM