ISPI: Rreziku politik në Ballkan është mbi mesataren

7:55 pm 21.07.17

 

 

Një studim i kryer nga Instituti për studime ndërkombëtare poltike, ISPI, thekson se rreziku politik në rajonin e Ballkanit është mbi mesataren, ku Kosova mbeter me rrezikun më të madh.

Sipas ISPI, zgjedhjet e fundit në rajon, janë karakterizuar nga destabilitet i fortë, si në rastin e Maqedonisë, kundërshtime të rezultatit, si në Mal të Zi.

Më i lartë mbetet sipas institutit rreziku në Kosovë, pasuar nga Bosnja, Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Bullgaria dhe Mali i Zi. E kjo, është e lidhur me praninë e faktorëve heterogjenë të destabilitetit në gjeografi të ndryshme, transmeton Top Channel.

Perceptimi i një rreziku politik të lartë dhe ngadalësimi i integrimit evropian, mund të frenojnë, nënvizon instituti, interesin e investitorëve të huaj. Prania e ndasive politike, etnike dhe territoriale, pjesërisht ka ngadalësuar rrugëtimin e disa vendeve ballkanike drejt BE.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM