Ish-ministri malazez thotë se shënjimi i vijës kufitare është çështje e mbyllur

6:18 pm 12.09.17

 

Ish-ministri malazez i Drejtësisë, Dragan Shoq, ka thënë se shënjimi i vijës kufitare me Kosovën është çështje e mbyllur.

Duke e komentuar vendimin e Qeverisë së re të Kosovës për shkarkimin e Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare, Shoq tha se nëse vendimi është marrë që të korrigjohen, ato që Prishtina i sheh si gabime, atëherë kjo mund të sjellë destabilizim, transmeton Radio Evropa e Lirë.

“Ata (pala kosovare) e kanë pasur Komisionin, i cili ka kryer punën e vet në bazë të së cilës është nënshkruar marrëveshja për demarkacionin, të cilën njëra palë (ajo e Malit të Zi) e ka ratifikuar. Edhe Qeveria e Kosovës e kishte dërguar këtë marrëveshje për ratifikim në Kuvend, që do të thotë se edhe Qeveria e Kosovës e kishte pranuar atë”, theksoi Shoq.

Ai tha se nuk ka ndonjë arsye që çështja e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të rihapet, ndonëse është e mundur gjithmonë që të bisedohet.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM