Ish avokati i R. Kelly thotë se Kelly është fajtor

1:56 pm 09.03.19

R. Kelly

Ish-avokati i R. Kelly ka thënë se këngëtari ishte “fajtor” në gjyqin e tij të vitit 2008.

Ed Genson, një avokat i mbrojtjes në Çikago, përfaqësoi Kellyn kur u përball me akuza për pornografi të fëmijëve në vitin 2003 dhe në vitin 2008. Akuzat u hodhën në gjyqin e parë, dhe ai u lirua menjëherë.

R Kelly

Duke folur për Chicago Sun-Times, Genson tha: “Ai ishte fajtor. Unë nuk mendoj se ai ka bërë ndonjë gjë të papërshtatshme për vite me rradhë pas gjyqit. Unë do t’ju them një sekret – e kam dërguar atë te mjeku për të marrë vaksina për të mbytur libidon apo dëshirën seksuale. Kjo është arsyeja pse ai nuk u arrestua për asgjë tjetër për vite me radhë”.

Avokati tha se po vdiste nga kanceri i kanaleve biliare dhe mund të “thoshte çdo gjë që donte,dhe se duhet të marrim aksion shpejt në lidhje me Kellyn.”/UrbanFM/

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM