Investimet e huaja në Serbi, më shumë se në gjithë Ballkanin Perëndimor

2:26 pm 23.10.17

 

Gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti në Serbi ka pasur investime të huaja të drejtëpërdrejta prej 1,2 miliardë euro.

Kjo shumë është më shumë se gjithë shuma e investimeve në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Këto informata janë bërë të ditura në Samitin Ekonomik të Serbisë nga sekretari në Ministrinë serbe për Ekonomi Milun Trivunac, transmeton Koha.net.

Siç përcjell blic i Beogradit, Trivunac  ka thënë se Serbia vjet ka pasur rritje ekonomike 2,8 për qind, ndërsa sivjet ajo do të jetë, 2,6 e 3 për qind e në vitin e ardhshëm kjo rritje do të arrijë 3,5 për qind.

Sipas tij, shkalla e papunësisë në Serbi nga 26 për qind ka rënë në 11,8 për qind.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM