Indie-pop këngëtarja Alice Merton konfirmohet për festivalin ‘Sea Dance’

5:25 pm 22.06.18

 

Festivali Sea Dance, që do të mbahet gjatë verës në plazhin Buljarica të Malit të Zi, ka konfirmuar emra të tjerë që do të performojnë gjatë këtij edicioni.

Këngëtarja Alice Merton do të jetë një nga headliners. 24 vjeçarja ka shënuar sukses me singlin e saj debutues ‘No Roots’, i cili u bë pjesë e playlistave botërore.

 

 

Festivali Sea Dance mbahet më 30, 31 gusht dhe 1 shtator në plazhin Buljarica të Malit të Zi.

Përpos Alice Merton, si headline deri më tani janë konfirmuar edhe Paul Kalkbrenner dhe Nina Kraviz.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM