Iman thotë se nuk do të martohet më pas vdekjes së David Bowie

4:26 pm 30.10.18

Supermodelja Iman e cila ishte e martuar me këngëtarin David Bowie, i cili vdiq me 10 Janar 2016, në një interviste për Net-A-Porter ka thënë se ajo nuk do to të martohet më.

Iman dhe Bowie ishin të martuar që nga viti 1992 e deri më 2016 vitin që Bowie u nda nga jeta, dy ditë pas ditëlindjes së tij të 69-t dhe publikimit të albumit të ti të fundit “Blackstar”.

“Nuk do të martohem më, ndihem e vetmuar mirëpo nuk dua të kem lidhje tjetër, nuk mund të them se kjo nuk do të ndodhë kurrë mirëpo jo tash”, ka thëne ajo.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM