Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila nuk kanë dhënë nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme

6:25 pm 04.12.18

Image result for mimoza kusari lila ilir deda

Deputeti Ilir Deda dhe deputetja Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa nuk i kanë dhënë nënshkrimet e tyre për seancën e jashtëzakonshme të thirrur sot nga opozita lidhur me liberalizimin, por nënshkrimet e tyre janë keqpërdorur nga LDK.

Deda, siç mësohet, i ka shkruar Kryesise së Kuvendit për ta sqaruar se nuk e ka dhënë nënshkrimin e tij.

Por, vetëm pak minuta pas ka nisur seanca, ajo është ndërprerë.

Kryetari Kadri Veseli ka thënë se në listën e nënshkrimeve gjenden edhe emrat e dy deputete të LDK-së që janë në Amerikë, Vjosa Osmani dhe Doruntina Maloku.

Veseli ka thirrur sërish mbledhjen e kryesisë për ta sqaruar këtë çështje dhe për të parë nëse ajo do të vazhdohet sonte ose jo.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM