IKD: Haradinaj, kryeministri më i paguar në rajon. Pas tij vjen Edi Rama

8:03 pm 27.12.17

 

Një analizë e publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tregon se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është kreu i ekzekutivit më i paguari në rajon.

Kjo ndodh pas vendimit të tij për rritjen e pagës në 2950 euro, kur rriti edhe pagat e zëvendëskryeministrave dhe ministrave të tij.

Sipas analizës së IKD, pas Haradinajt në listë me pagën më të madhe vjen kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me 1700 euro në muaj, transmeton Gazeta Shqip.

Më pas, lista vazhdon me Zoran Zaev të Maqedonisë me 1300 euro pagë, kryeministri malazez merr në muaj 1130 euro dhe shefja e qeverisë serbe e ka rrogën 1000 euro.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM