I tëri me tatuazhe. Edhe në të bardhën e syve

3:34 pm 04.01.18

 

Australiani John Kenney ka bërë gjithë trupin e tij me tatuazhe duke shkuar aq largë se të tilla ka vendosur edhe në pjesën e bardhë të syve të tij.

Përmes këtyre tautazheve 60 vjeçari ka dashur të kujtoj jetën e tij plot vështirësi e cila nisi me largimin e tij nga shtëpia kur ishte vetëm 7 vjeçar, transmeton Top Channel.

“Kam qenë gangster, kam përdorur drogë, kam shitur drogë… nuk kontrollohesha dot”, ka thënë ai për Daily Mail Australia.

“Tani e kam lënë edhe duhanin së bashku me alkoolin. Jam penduar për gjithçka kam bërë në jetë”, shtoi Kenney.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM