I lënë anash grindjet, Meek Mill dhe Drake bashkëpunojnë për këngën e re ‘Going Bad’

4:15 pm 09.02.19

Image result for drake meek

Drake dhe Meek Mill kanë ndarë videon e re për këngën e tyre bashkëpunuese “Going Bad”, duke dëshmuar edhe një herë se lufta e tyre e kaluar është me të vërtetë pas tyre.

Çifti filloi të grindej në vitin 2015 pasi Mill akuzoi Drake për përdorimin e një ‘ghostwriter’ në këngën e tyre ‘R.I.C.O.’ Situata eskaloi pastaj në një seri të këngëve diss nga Drake si ‘Back To Back’ .

Shtatorin e kaluar, dy reperët i dhanë fund grindjeve pasi Meek Mill iu bashkua yllit të Torontos në skenë në Boston. Drake më vonë kontribuoi në këngën e Meek Mill ‘Going Bad’ dhe çifti tani ka lëshuar një video të re për kengen. ‘Going Bad’ është marrë nga albumi i vitit 2018 i Meek ‘Championships’ – dhe është kenga e tij e parë pasi u lirua nga burgu në prill 2018./UrbanFm/

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM