I gjithanshmi Action Bronson me një emision të ri

6:34 pm 03.10.17

 

Reperi, kuzhinieri dhe ylli i televizionit për udhëtime dhe ushqime, Action Bronson, ka vendosur të zgjerojë shtrirjen e aftësive të tija.

Rrjeti televiziv Viceland ka bërë me dije se seri të reja me Bronson do të fillojnë të shfaqen nga fundi i muajit tetor.

Këtë herë, reperi do të drejtoj një emision nate të quajtur “The Untitled Action Bronson Show” ku do të përgatitet ushqim, do të ftohen mysafirë të ndryshëm nga e gjithë bota, do të ketë performues dhe do të flitet për gjëra të ndryshme.

Emisioni i parë do të ketë premierën të hënën më 23 tetor.

Ky emision i ri është i katërti që Bronson realizon për Viceland. Reperi tanimë drejton “Fuck, That’s Delicious”, “Action Bronson Watches Ancient Aliens”, dhe emisionin e realizuar përmes Snapchat “Hungry Hearts”.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM