Hyseni: Interpoli ka futur në agjendë kërkesën e Kosovës për anëtarësim

8:47 pm 12.07.17

 

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka deklaruar se tani Kosova është në agjendën e Interpolit me kërkesën e saj për anëtarësim.

“Kosova ka aplikuar për anëtarësim para dy vitesh dhe këtë vit si duket kërkesa e Kosovës për anëtarësim do të futet në agjendë. Mirëpo ky veprim nuk do të thotë pranim me automatizëm sepse kanë aplikuar edhe 3 shtete tjera përkatësisht entitete në mesin e tyre edhe Palestina dhe kjo mund të pengoj anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”, ka thënë Hyseni për Indeksonline.

Ai ka thënë se çështja e anëtarësimit në Interpol është komplekse dhe se nuk mund të merret si e garantuar.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM