Hulumtimi tregon se shqiptarët janë më proevropianët. Serbët më euroskeptikët

6:47 pm 11.01.18

 

Të dhënat e nxjerrura nga hulumtimi i kryer nga ‘INFORM’ kanë treguar se shqiptarët janë populli më proevropian në Ballkanin Perëndimor, derisa serbët janë më euroskeptikët.

Hulumtimi i bwrw nga projketi ‘INFORM’ ka treguar se në mesin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, shqiptarët janë populli që beson më së paku se integrimi në BE “do të sillte benefite vetëm për të pasurit dhe të fuqishmit, se integrimi në BE është kërcënim për identitetin kulturor dhe se është kërcënim për ekonominë”, transmeton Koha.net.

Teksa rreth 60 për qind e serbëve besojnë se integrimi në BE ndihmon vetëm të pasurit dhe të fuqishmit, kërcënon identitetin kulturor dhe ekonominë, në Kosovë kjo përqindje sillet prej 30 në 40. Në Shqipëri përqindja sillet prej 20 deri në 30.

Sa i përket mendimit se integrimi në BE ndikon pozitivisht në shoqëri, shqiptarët patën nivelin më të lartë të besimit.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM