Hulumtimet e reja tregojnë se cigaret elektronike janë më së pakti 95 përqind më pak të dëmshme se duhani

12:41 pm 28.12.18

Hulumtimet e reja kanë treguar se vaping është të paktën 95 për qind më pak e dëmshme se pirja e duhanit.

Hulumtimi u krye nga Enti i Shëndetit Publik në fillim të këtij viti, të cilët pretendojnë se 44 për qind e duhanpirësve besojnë gabimisht se cigaret elektronike janë të dëmshme.

Për të luftuar këtë keqkuptim, agjencia ka lëshuar një film në të cilin një eksperiment tregon ndikimin e pirjes së duhanit, në kontrast me vaping.

Në video, eksperti i pirjes së duhanit Dr Lion Shahab dhe Dr Rosemary Leonard demonstrojnë sa është sasia e katranit që akumulohet në trup si pasojë e pirjes së duhanit.

Ndonëse nuk është tërësisht pa rrezik, vaping është provuar të jetë një mjet më efektiv për të ndaluar pirjen e duhanit. Rreth 2.5 milionë njerëz në Angli përdorin cigare elektronike dhe ato kanë ndihmuar mijëra njerëz të lënë duhanin.-raporton UrbanFm

The experiment highlights the impact of smoking by contrast to vaping. Credit: Public Health England

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM