How Ridiculous thyejnë përsëri rekordin e gjuajtjes me top basketbolli (video)

7:03 am 20.01.18

 

Grupi australian How Ridiculous kanë hyrë përsëri në rekordet botërore për arritjen e rekordit në gjuajtjen dhe shënimin me top basketbolli nga lartësia më e madhe.

Në vitin 2016 ky grup kishte arritur rekordin botëtor kur u arrit futja e topit të basketbollit në kosh nga distanca prej 180.968 metra lartësi.

Tani, anëtari i këtij grupit, Derek Herron, ka thyer edhe njëherë rekordin. Më 13 janar të këtij viti ai arriti që të dërgoj topin në kosh nga një lartësi prej 201.422 metra.

“Nuk mund të ndalesha duke bërtitur! Thjesht ishte shumë mirë,” ka thënë Derek pas arritjes së rekordit.

Grupi gjithmonë zgjedh lokacione interesante për të kryer gjuajtjet. Njëjtë vepruan edhe këtë herë, duke zgjedhur ujëvarat Maletsunyane në Semonkong, Lesotho.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM