Haziri: Pas 100-ditëshit të Qeverisë, do të vlerësojmë dhe veprojmë

12:38 pm 03.11.17

 

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se duhet pritur mbarimi i 100 ditëve të para të punës së Qeverisë Haradinaj në mënyrë që ajo të vlerësohet dhe më pas të reagohet ndaj saj.

“Unë e kam paraqitur nevojën që pas 100 ditësh qeverisjeje grupi ynë parlamentar të ulet ta bëjë vlerësimin e arritjeve apo rezultateve të kësaj qeverisjeje të PAN-it, e cila, sipas krejt parametrave, t’ua them qartë është në nivelin e njëjtë të parashikimeve tona, sepse është qeverisje e pakicës politike, e varur shumë prej pakicave etnike. Dhe vështirësitë që po i dalin kësaj qeverisjeje ose duhet vetë të dorëzohet, ose duhet ne me mocion ta zgjidhim këtë problem”, ka thënë Haziri për gazetën Zëri.

Megjithatë Haziri ka thënë se nuk ka një kohë të caktuar se kur do të ngrihet ky mocion, porse do të veprohet posa të kryhen zgjedhjet lokale.

“Si t’i përfundojmë zgjedhjet lokale natyrisht se menjëherë LDK-ja do të veprojë, ne do të jemi opozitë konstruktive, por jashtëzakonisht aktive”, ka shtuar ai.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM