Hasi e nis shkëlqyeshëm aventurën evropiane me Olympiakosin

9:26 am 26.07.17

 

Skuadra e drejtuar nga Besnik Hasi ka fituar 3-1 si mysafir tek skuadra Partizan e Beogradit.

Mediat greke, të cilat nuk e pritën mirë emërimin e gjakovarit në krye të Olimpiakosit, nuk ngurruan të lavdërojnë zgjedhjet tij, si kyçi i suksesit në Beograd.

“Zgjedhjet taktike të Hasit, sollën suksesin në Beograd”, thuhej në faqen sportive greke “sdna.gr”, e cila lavdëronte vendosjen në fushë të ekipit grek dhe mënyrën se si e interpretuan takimin, transmeton Top Channel.

“Ekip i vendosur mirë dhe një lojë e fortë në grup”, shkruante një tjetër faqe sportive, ‘sport24.gr’, e cila gjithashtu nxirrte në pah punën e mirë të trajnerit gjakovar.

Olimpiakosi është thuajse i kualifikuar për në fazën “play off”, të Champions League, por objektivi i klubit grek është pjesëmarrja në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM