Harvey Weinstein arrestohet dhe akuzohet për dhunim  

4:39 pm 25.05.18

 

Ish-producenti amerikan i filmit, Harvey Weinstein, është arrestuar dhe akuzuar për dhunim dhe abuzim seskual .

Weinstein u dorëzua në policinë e New Yorkut gjatë ditës së premte, transmeton BBC.

Shumë gra kanë fajësuar 66 vjeçarin për dhunim dhe sulme seksuale, derisa këto deklarata publike më pas rezultuan me ngritjen e lëvizjes #MeToo.

Ndërkohë, Weinstein ka hedhur poshtë të ketë kryer akte seksuale pa pëlqimin e dyfishtë.

Tani, ish magnati i Hollywoodit është liruar me kusht dhe i duhet të mbaj me vete pajisjen e monitorimit.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM