Haradinaj: U vërtetuan pretendimet; Kosova është dëmtuar në tërësinë e saj tokësore

2:03 pm 04.12.17

 

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar të gjeturat finale të prezantuara në lidhje me demarkimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

“Raporti vlerësues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit është kredibil, i hartuar nga njerëz profesionistë të fushave dhe vërteton pretendimet e deritashme, se Kosova me versionin e tashëm është dëmtuar në tërësinë e saj tokësore”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Gazeta Express.

“Bazuar në kriteret e prezantuara për demarkimin e kufirit shtetëror, që kanë aplikuar të gjitha shtetet që kanë dalë nga ish-Jugosllavia, aty ku ka shpërputhje kadastrale duhet të përkufizohet mbi bazën e vijës administrative. Kështu ka vepruar edhe Gjykata e Arbitrazhit në verdiktin për rastin slloveno-kroat”, ka shtuar ai.

“Komisioni Shtetëror e ka argumentuar fuqishëm parimin uti possidetis juris, me çka dëshmohet se deri në Kullë dhe Zhlep, territori është menaxhuar nga Kosova. Vetëm 17% e territorit të Malit të Zi, deri më 2013, është përfshirë në regjistrat kadastralë të kësaj republike”, thuhet në postimin e Haradinajt në Facebook.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM