Haradinaj për demarkacionin: Versioni i tanishëm është i gabuar, do ta korrigjojmë

7:40 pm 10.09.17

 

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja për pikën kufitare me Malin e Zi në versionin e tanishëm është e gabuar, dhe se këtë ai do ta korrigjoj.

Haradinaj është shprehur optimist se “do të gjendet një dalje e shpejtë nga gjendja ekzistuese” duke mos treguar se cilët hapa do të ndërmarrë qeveria e tij për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

“Parimet e mia politike nuk bazohen në rast të opozitës apo pushtetit, unë mbroj atë që besoj dhe deklarohem për atë që besoj. Versioni i tanishëm i marrëveshjes është i gabuar. Kufiri Kosovë-Mali i Zi është në Çakorr dhe në Kullë dhe në majat e larta, pra ne do të korrigjojmë këtë. Është një fat i madh që Mali i Zi është një vend fqinj, ne ju kemi gëzuar përparimeve të Malit të Zi, veçanërisht anëtarësimit në NATO e që synojmë edhe ne të anëtarësohemi në NATO dhe nuk shoh vështirësi të mëdha në këtë temë. Pra, besoj që do të gjendet një dalje e shpejtë nga gjendja ekzistuese, por nuk po precizoj tani cilët hapa do të ndërmarrim por do të gjendet një dalje e shpejtë nga kjo gjendje dhe nuk do të vonojmë liberalizimin e vizave.”

 

… lexo artikullin e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM