Haradinaj: Nuk shohim vështirësi në formimin e qeverisë

4:55 pm 12.06.17

 

Pasi ka mësuar se koalicioni në të cilin partia e tij bënë pjesë, dhe ku ai është kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj është shprehur se formimi i qeverisë do të ndodh brenda afatit të duhur kohor.

“Formimi i qeverisë do të bëhet në përputhje me detyrimet kushtetuese, me mandatin kushtetues. Por nuk shohim vështirësi sa i përket formimit të saj. Ne jemi në punë e sipër që kjo të ndodhë brenda afatit të duhur kohor. Axhenda e Kosovës nuk do të mbahet peng nga askush, përfshi këtu edhe Beogradin, e jo më prej Listës Serbe. Ne jemi një brez që kemi qenë në gjendje për çdo sakrificë për atdheun, ndaj jemi të vendosur t’i kryejmë punët e Kosovës. Por do të punojmë me komunitetet joserbe dhe serbe, gjithsesi jo duke e lënë Kosovën të jetë peng i votës penguese”, deklaroi Haradinaj, nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, transmeton gazeta Zëri.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM