Haradinaj: Nuk harrojmë, por për njohje mund të pajtohemi me Serbinë

6:45 pm 03.06.18

 

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur rreth mundësisë për pajtim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se do të mund të ndodhte ndonjëherë pajtimi, por vetëm nëse Serbia njeh pavarësinë e Kosovës.

“Njohja.. çka mund të jep Kosova që të arrihet kjo marrëveshje, një pajtim, se tjetër nuk kemi çka japim. Pajtimi nuk është pak, do të thotë të kalohet mbi dhimbjen tonë, mbi të zhdukurit, mbi të vrarët, mbi dëmet, mbi dhunimet seksuales, me ekonomi të shkatërruar e të plaçkitur, e kur ne të pajtohemi, po japim shumë, më shumë se që dikush kish mujt me dhanë. Nuk po themi me harru, se nuk e bëjmë kurrë, por ne mund të pajtohemi ndonjëherë, për njohje. A është ky viti për këtë? Nuk mund të ngutem të them për këtë, por ne kemi kërkuar ndihmën e miqve tanë dhe po ju tregoj që Kosova kur qëndron pas Amerikës, e bënë për interesin e vet” ka thënë Haradinaj për RTK 2.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM