Haradinaj në Vatikan: Njohja nga Selia e Shenjtë është hap i nevojshëm

1:03 pm 22.05.18

 

Kryeministri Ramush Haradinaj është pritur në Vatikan nga Kardinali Pietro Parolin.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri kosovar ka thënë se njohja nga Vatikani është e nevojshme për Kosovën.

“Kosova është në kërkim të partneritetit diplomatik me shtetin e Vatikanit dhe për këtë, njohja nga Selia e Shenjtë është hap i nevojshëm”, shkruan Kryeministri, transmeton Gazeta Express.

Tutje ai thotë se liria fetare dhe orientimi ynë euro-atlantik janë vlera të pacenueshme.

“Shteti i Kosovës është faktor i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit si dhe promovuese e fqinjësisë së mirë.

Vizita e sotme dhe pritja zyrtare nga Kardinali Parolin është dëshmi e orientimit tonë, drejt vendosjes së partneritetit strategjik me Vatikanin”, është shprehur Haradinaj.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM