Haradinaj: Në fund të vitit besoj se hiqen vizat

9:23 am 11.05.18

 

Kryeministri Ramush Haradinaj beson se vizat për kosovarët do të hiqen deri në fund të vitit.

“Në fund të vitit besoj se hiqen vizat. Presim që në qershor të jepet rekomandimi”, tha Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

Haradinaj tha se deklarata e Rainer Weiland ishte më shumë kërkesë që politikanët e Kosovës të fokusohen në punë.

“Shumë gjëra ende duhet të kryhen, po shoh që vendi ka bërë progres dhe ne jemi të gatshëm të mbështesim vendin në gjërat të cilat duhet të kryhen. Nuk shoh ndonjë momentum që dokumenti për viza të vijë në Parlamentin Evropian që të votohet. Parlamenti Evropian insiston që kushtet të plotësohen. I rekomandoj të gjithë që të mos bëjnë premtime për gjëra për liberalizimin e vizave që mund të ndodhë shumë shpejt”, kishte thënë Wieland.

Pas ratifikimit të demarkacionit, Kosova është duke synuar ta luftojë edhe korrupsionin si kusht për heqjen e vizave.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM