Haradinaj: Ndryshimi i kufijve është agjendë e Vladimir Putinit

4:34 pm 26.02.19

Në konferencën për media të mbajtur sot, kryeministri Ramush Haradinaj është përgjigjur në disa pyetje rreth qëndrimeve të kundërta mes tij e presidentit Hashim Thaçi.
Haradinaj ka thënë se pret të vazhdojë dialogu me Serbinë, ndërsa ka kërkuar që vazhdimësia e tij të mos lidhet me çështjen e taksës që Qeveria e tij ka vënë ndaj produkteve serbe, shkruan Gazeta Express.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se nuk pranon marrëveshje me Serbinë, që bëhet mbi ndryshimet e kufijve. Kjo, sipas Haradinajt, është ide e presidentit të Rusisë.

“Jo një marrëveshje me ndryshimin e kufirit. Ne e dimë se ajo është një agjendë e Putinit për ta mbajtur Ballkanin hapur. Hapja e kufijve nuk bëhet vetëm sa për ta hapur dhe për ta mbyllur një kufi. Ajo është hapje për tragjedi”, ka thënë ai.

Haradinaj, po ashtu, ka komentuar një dokument që ka qarkulluar në mediat vendore dhe ndërkombëtare. Në atë dokument, që spekulohej se është marrëveshje e hartuar nga SHBA-ja parashihet shkëmbimi i territorit.

“Nuk mendoj që është dokument formal. Nuk mendoj që dikush e ka sjellë një materie ose një dokument që po paraqitet”, është shprehur Haradinaj.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM