Haradinaj nderon aktivisten serbe për të drejtat e njeriut Natasha Kandiq

12:40 pm 23.04.18

 

Kryeministri Ramush Haradinaj ka nderuar me “Hartën e Artë të Kosovës” ish-drejtoreshën e fondit për të drejtën humanitare në Beograd, Natasha Kandiq.

“Nataša Kandić me Fondin për të Drejtën Humanitare ka publikuar të dhënat më të sakta deri më tani për të vrarët në luftën e Kosovës dhe në shenjë nderimi për kontributin e madh, sot ia dedikova “Hartën e Artë të Kosovës”, duke e falënderuar për gjithçka që ka bërë për ta ndriçuar të vërtetën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Gazeta Express.

Kandiq është themeluese dhe ish-drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për të Drejtën Humanitare në Beograd, një organizatë për të drejtat e njeriut e cila vlerësohet për hetimet e saj sistematike dhe të paanshme për abuzimet e të drejtave të njeriut.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM