Haradinaj kërkon një hetim ndërkombëtar për rastin Kumanova

12:50 pm 03.11.17

 

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dal me një deklaratë në lidhje me dënimin e Grupit të Kumanovës dje nga Gjykata e Shkupit.

“Kemi përcjellë me kujdes dhe vëmendje të shtuar procesin pas ngjarjeve tragjike në Kumanovë, në maj të vitit 2015 dhe dënimet e shqiptuara nga Gjykata në Shkup. Drejtësia duhet të vihet në vend, duke nisur që nga zbardhja e plotë e ngjarjes me të gjitha dimensionet e saj. Një hetim ndërkombëtar do të ndihmonte zbardhjen e plotë të së vërtetës, për të cilën mundohemi të gjithë”, ka thënë Haradinaj, transmeton Koha.net.

Me këtë rast, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thirr në konsulta të brendshme ambasadorin e Kosovës në Shkup, Ylber Hysa, ndërkohë që për të njëjtën çështje e ka thirrur për sqarim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, në Kosovë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM