Haradinaj: I kemi votat për formimin e qeverisë

7:27 pm 16.06.17

 

Ramush Haradinaj, nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, thotë se votat për formimin e qeverisë, me në krye atë si kryeministër, tashmë ekzistojnë.

Haradinaj ka deklaruar se ky koalicion ka siguruar votat e mjaftueshme për krijimin e institucioneve të reja, derisa nuk ka mohuar takime me zyrtarë të partive të tjera, transmeton RTK.

Votat e nevojshme, sipas tij, tashmë ekzistojnë dhe se ai do të jetë në krye të qeverisë së Kosovës.

Madje Haradinaj thotë se mezi po pret certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit nga ana e KQZ-së, duke premtuar se në afat rekord do të krijohen Kuvendi dhe Qeveria.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM