Haradinaj fton në takim kryetarin e VV-së dhe atë të LDK-së

12:49 pm 10.07.17

 

Pas mbledhjes së kryesisë së AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë për media se i ka dërguar letër për takim liderit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni PAN, ka thënë se letër i ka dërguar edhe listës serbe dhe minoriteteve të tjera, për një takim të propozuar që të mbahet nesër.

“Deri sot një jave me mund me mbajt seancën konstituive dhe pas seancës konstituive, menjëherë  pa humbur kohë të mbajmë dhe seancën për formimin e qeverisë, për votimin e qeverisë. Qëllimi është që këtë javë nga sot deri të hënën tjetër me shfrytëzu, me i kry punët përgatitore me përmbyll marrëveshjet politike dhe me i dhanë Kosovës qeverinë në kohë rekord, ashtu siç jam deklaruar çdoherë.”  ka thënë Haradinaj, transmeton KosovaPress.

I pyetur se a është i gatshëm të tërhiqet nga koalicioni PAN dhe të bashkëpunojë me VV dhe LDK-në për formimin e Qeverisë, Haradinaj tha se nuk do të shkojnë prapa, por vetëm përpara.

“Ne po shkojmë përpara, jo prapa. Vetëm përpara po shkojmë. Hapat e mbetur, ato që i kem kry ato nuk diskutohen më. Po shkojmë përpara.”

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM