Haradinaj flet pas takimit me presidentin Thaçi

2:34 pm 13.07.17

 

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka folur pas takimit që zhvilloi gjatë ditës së enjte me presidentin Hashim Thaçi.

Haradinaj ka thënë se pret që shumë shpejt të mbahet seanca konstituive e Kuvendit.

“Po besoj shumë shpejt, pra menjëherë në javën që vjen, sepse nuk kemi nevojë me hup shumë kohë. Janë ato procedurat e sekretariatit të Kuvendit që duhet t’i kryej, me i regjistru deputetët, por jam i interesuar mos me humbë kohë. Ju e dini interesimin tonë që edhe qeveria të votohet menjëherë, pra të mos vonohet.” ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Megjithatë, sipas Haradinajt, nuk ka pasur dakordim për një datë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM