Haradinaj: Drejtësia për Astritin do të ndodhë

6:13 pm 05.11.17

 

Në ditën kur në Prishtinë u mbajt marshi protestues me rastin e përvjetorit të parë të vdekjes së Astrit Deharit, në faqen e tij në Facebook kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar se “Drejtësia për Astritin do të ndodhë!.

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, është zotuar se Qeveria e Kosovës do të bëjë gjithçka që rasti i Astrit Deharit të ndriçohet, transmeton gazeta Zëri.

Postimi i plotë i Haradinajt:

 

EDHE UNË JAM ASTRITI

Bashkëndjejë me familjarë, miq, e kolegë të familjes Dehari e po ashtu edhe qytetarë të cilët po protestojnë sot në kërkim të ndriçimit të rastit Dehari.

Si Kryeministër, zotohem se Qeveria e Kosovës me kapacitetet e saj do të bëjë gjithçka që ky rast të ndriçohet.

Çdo kërkesë e familjes Dehari do të realizohet.

Drejtësia për Astritin do të ndodhë!

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM