Hapet Panairi i 20-të i Librit në Tiranë

4:42 pm 15.11.17

 

Më shumë se 100 shtëpi botuese nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova kanë ngritur stendat e tyre në ambientet e Pallatit të Kongereseve në Tiranë.

Ky është edicioni i 20-të i Panairit të Librit në kryeqytetin shqiptar dhe do të jetë i hapur deri të dielën, më 19 nëntor.

Në këtë vit jubile, kryetari i shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri në fjalën e hapjes e vuri theksin tek sfidat e librit, transmeton Gazeta Shqip.

”Të gjithë e dimë se vitet fluturojnë aq më shumë kur ato janë vite pune dhe sakrificash, pasioni e vullnetesh (Migjeni përdor shprehjen vullnete të shtypuna). Kështu kanë kaluar vitet edhe për ne punëtorët e librit. Sot ne jemi në Panairin e 20 të Librit të Tiranës. Këtë vit Shoqata e Botuesve Shqiptarë, më saktësisht më 28 maj, mbushi 25 vjet nga themelimi i saj. Dua të përmend shokët e kolegët e mi, me të cilët e bëmë fakt këtë organizatë: Ramazan Hysën, kryetar i parë i Shoqatës sonë të botuesve, Donika Omari, Petrit Ymeri, Riza Ibrahimi, Baku Gjoni, Petraq Risto, Violanda Canko, etj. Shumica e të cilëve vinin nga radhët e redaktorëve, përkthyesve apo gazetarëve të kohës, pra me një përvojë të shkrimit dhe punës me librin.

Një falënderim për zotin Dhimitër Anagnosti, ministër i Kulturës i kohës, që nënshkroi të gjithë dokumentet, Statutin dhe Aktin e Themelimit duke ligjëruar Shoqatën tonë të Botuesve Shqiptarë”, ka kujtuar Ymeri punën e shoqatës së botuesve e cila ka një kontribut të çmuar në kulturën shqiptare këto dy dekada.

Sipas tij, një problem i madh i cili duhet të shpallur si prioritet kombëtar, duhet të jetë pasurimi biblioteka ve publike, të shkollave, institucioneve arsimore publike, tep bashkive e komunave. “Këto furnizime të bëhen të hapura, transparente, jo me lista klienteliste, por bazuar në vlerat e librave e autorëve. Të mos këmbëngulet në investime ndërtimore por në pasurime me libra.

Bibliotekat i bëjnë librat, jo tullat dhe pllakat e bukura apo vetratat. Libri e zbukuron bibliotekën”, tha Ymeri.

E pranishme në hapje Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro vuri theksin tek nevoja për të rritur komunikimin me lexuesin.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM