Hapet ekspozita me gardërobën e Princeshës Diana  (Video)

7:10 am 23.02.17

Me titullin “Diana, Her Fashion Story” është hapur ekspozita e gardërobës së të ndjerës Princesh Dianës e njohur si Lady Diana apo edhe si “People`s Princess (Princesha e Popullit).

Ekspozita e hapur në Kensington Palace, në Londër, përfshin fustanet të cilat i ka veshur Lady Diana që nga koha kur ajo ende ishte beqare e deri pas divorcit gjatë të ’90-ve.

Kjo ekspozitë po vjen në 20 vjetorin e vdekjes tragjike të princeshës shumë të dashur për britanikët.

Lady Diana humbi jetën më 1997 në Paris pas një aksidenti të rënd trafiku.

Përkundër faktit se tashmë po mbushen dy dekada që nga vdekja e saj, ajo vazhdon të jetë e dashur dhe e popullarizuar dhe për këtë tregon edhe interesimi i madh që ka mbretëruar për hapjen e kësaj ekspozite.

Gjatë jetës së saj të shkurtër por të bujshme, Lady Diana do të bëhet personi më së shumti i fotografuar. Fytyra e saj do të jetë në vazhdimësi në faqet e para të magazinave britanike e botërore.

Ishte e njohur edhe për stilin e saj të veçantë dhe gardërobën super ekskluzive me kreacione nga top fashion dizajnerët botëror prandaj edhe sot vlerësohet si një “Fashion Icon”.

BBC ka realizuar një reportazh mbi këtë ekspozitë të cilën mund t`a shikoni duke klikuar më poshtë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM