Hans Rosling duke treguar historinë e botës, përmes statistikave

11:57 am 08.02.17

hans

 

Në moshën 68 vjeçare ka vdekur dje profesori suedez, Hans Rosling.

Ai ishte i njohur për mësimet e tija rreth mirëqenies së njerëzimit dhe si një edukator me njohuri të gjëra.

Rosling ishte diagnostikuar me kancer një vit më parë, derisa vdiq në Uppsala të Suedisë.

Ai ka qenë professor në Insitutin Karolinska në Suedi, por në vitin 2007 u largua nga ky post për t’i’u dedikuar punës me fondacionin Gapminder, përmes së cilit përdoruesit mund të krijojnë të dhënat e tyre në mënyrë vizuale.

Rosling ka qenë i njohur për prezantimet e tija atraktive përmes së cilave përdoreshin të dhëna dhe animacione për të shpjeguar zhvillimin përgjatë historisë së botës dhe mirëqenien e njerëzve.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga fondacioni i tij, Gapminder, derisa bashkë-themeluesit e tij thanë se do të vazhdojnë të luftojnë për “ëndrrën e tij për një shikim të botës bazuar në fakte”.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM