Hakerët: Google, Facebook, Youtube ju ofrojnë botën të përgjysmuar

1:45 pm 28.12.15

Hamburg ka filluar të dielën kongresi i hakerëve, Chaos Computer Club.

Në këtë organizim, i paraparë të zgjas deri të mërkurën, pritet të flasin rreth 200 persona dhe pritet të jenë rreth 12,000 vizitorë.

chaos

Slogani i këtij tubimi është “Komunitetet e mbyllura” (Gated Communities) duke simbolizuar limitimet që bëhen ndaj transparencës dhe lirisë së fjalës në botën digjitale.

Organizatorët duan të tregojnë se si përdoruesit e internetit detyrohen nga kompanitë si Google, Facebook, Youtube, që ta shohin botën ashtu si këto kompani e ofrojnë. Prandaj, përdoruesi kështu sheh vetëm një pjesë të botës.

Google News vendos se cili lajm është i rëndësishëm, Youtube vendos se çka mund të shikosh, Apple vendos se cilat aplikacione janë të disponueshme në AppStore” – është shprehur Dirk Engling gjatë paraqitjes së tij në këtë kongres, raporton revista German Spiegel.

Ky folës, ka vazhduar më tej duke shpjeguar se si veprojnë hakerët: “Ne krijojmë hapësirën filtruese, për shembull përmes Twitter, ndoshta duke u përcjellë vetëm nga njerëzit që pajtohen me ne,”.

Ndërkohë, zëdhënësi i Chaos Computer Club, Linus Neumann tha gjatë hapjes së organizimit: “Si hakerë, ne mendojmë shumë rreth barrierave virtuale dhe se si t’i tejkalojmë ato,”.

Interesant ishte edhe fjalimi i një imigranteje, e cila punon me orarë jo të plotë si mësuese e gjuhës angleze në Brandenburg. 26 vjeçarja, Fatuma Musa Afrah, tha se dituria e saj në teknologjinë informative (IT) është bazike. Megjithatë, ajo i këshilloi hakerët që të shikojnë përtej tastierave të tyre.

Një pjesë e madhe e ekspertëve në IT i mbajnë duart vetëm mbi tastierat e tyre. Më falni, por ngriteni kokën dhe shikojeni botën,”.

Një tjetër folës në ditën e parë të këtij organizimi ishte edhe një haker gjerman, Felix Domke, i cili foli rreth software-it të përdorur nga kompania gjermane e veturave, Volkswagen.  Kjo kompani u përfshi në skandal pasi rezultoi se ka mashtruar në testin e disa veturave për emitimin dhe ndotjen e ambientit.

Hakeri Domke tha se për të është i njohur kodi i cili është përdorur në këtë software nga kompania e veturave, dhe se si është manipuluar me të.

chaos1

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM